image Deklarata tjetër skandaloze e Sakos: Po i çojmë në hotele me 5 yje ku zotërinjtë nuk do të shkonin dot

Rajon

Durrës/ Deklarata tjetër skandaloze e Sakos: Po i çojmë në hotele me 5 yje ku zotërinjtë nuk do të shkonin dot

news image

Pas deklaratës së parë, ku kryebashkiakja e Durrësit shprehet se duhet të jemi të kenaqur me 50 viktima, ajo e ka shtuar edhe me shumë dozën e qendrimeve të çuditshme.

Në fakt, duket sikur tregon të vërtetën se si e mendojnë autoritetet shqiptare çështjen e strehimit për ata që ngelën pa banesa nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sako thotë me një lloj mburrje, që po i dërgojnë të prekurit në hotele me 5 yje, ku ata nuk do të mund të shkonin me pushime, duke i klasifikuar kështu në qytetarë që nuk mund të pretendojnë të tilla standarde. Madje, ajo përdor edhe shprehje ironike, kur shprehet: zotërinjtë, në kushte normale nuk do shkonin me pushime.

https://www.facebook.com/Vendimi/videos/10222690162908977/?t=0

Sako sot ka dhënë dorëheqje nga posti i kryebashkiakes së Durrësit.