Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka rishpërndarë në formë miratimi në llogarinë e tij në Twitter “sinjalin politik tejet negativ” që e tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell, referuar Kosovës, pas dështimit për të arritur marrëveshje në takimin trilateral në Bruksel mes BE-së, Kosovës dhe Serbisë.
Rhode nuk ka shtuar ndonjë koment të tij, por me rishpëndarje konfirmon se ndan të njëjtin mendim.
“Do t’i informojë shtetet anëtare të BE’së, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë për obligimet e tyre ligjore ndërkombëtare, dhe kjo shkon në veçanti për Kosovën. Kjo dërgon mesazh politik tejet negativ”, ka thënë Borrell, deklaratë kjo e publikuar nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano dhe e rishpërndarë nga Rohde.