image "Dekada e re" me fytyra të vjetra

Kosovë

Lista e PDK-së/ “Dekada e re” me fytyra të vjetra

news image

Partia Demokratike e Kosovës do të synojë të marr sërish besimin e qytetarëve me kandidatë të vjetër, të cilët kanë pasur përgjegjësi politike e institucionale gjatë viteve të fundit të qeverisjes në Kosovë.

Ky subjekt politik ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë teksa prioritet në renditje i ka dhënë kryesisht fytyrave tashmë të akomoduara prej vitesh në parti.

Nga 20 kandidatët që i prijnë listës vetëm katër janë kandidatë janë të rinj të cilët kanë aderuar së fundi në këtë parti.

Në 10-shen e parë, përkatësisht me numrin 3 është këngëtarja Eliza Hoxha dheish prodekanja e fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismaili e cila është renditur e gjashta në listë.     

Ndërsa në dhjetëshen e dytë, si figura të reja të partisë janë renditur Butrint Batalli dhe rokeri i i ish grupit ‘Gjurmët”,  Migjen Kelmendi me numrat 13 përkatësisht 19. /Sinjali/