image Dëgjohen përsëri shpërthime në Kiev

Botë

Dëgjohen përsëri shpërthime në Kiev

news image

Luftimet në mes forcave ruse dhe atyre ukrainase janë duke vazhduar edhe në këtë kohë.

Sipas raportimeve të gazetarëve të CNN, sonte në mbrëmje janë dëgjuar përsëri shpërthime në rajonin e Kievit, transmeton Gazeta Sinjali.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga këto shpërthime apo se kush ishte cak i tyre.

Gjatë ditës së sotme, forcat ruse kanë goditur një kullë transmetimi të televizioneve, e ku mbetën të vdekur disa persona.

/GazetaSinjali/