image Dëgjohen përsëri shpërthime në Donetsk të Ukrainës

Botë

Dëgjohen përsëri shpërthime në Donetsk të Ukrainës

news image

Shpërthime janë dëgjuar përsëri në mbrëmjen e sontme në Ukrainën Lindore.

Sipas disa raportimeve, shpërthime janë dëgjuar në Donetsk, rajon ky i cili udhëhiqet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme u raportua se ushtarët ukrainas janë sulmuar në këtë rajon.

Monitoruesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raportuan se ka pasur rreth 1500 shkelje të armëpushimit në Ukrainën lindore gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa, NATO ka zhvendosur stafin nga Kievi në Ukrainën perëndimore dhe Bruksel në mes të tensioneve në rritje.

/GazetaSinjali/