image Dega e parë e LDK-së në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Ismet Beqirit

Politikë

Dega e parë e LDK-së në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Ismet Beqirit

news image

Dega e parë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit të kësaj dege, Ismet Beqirin, të cilin e konsiderojnë përgjegjësin kryesor të rënies së kësaj partie në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë.

Kjo degë e LDK-së vlerëson se Beqiri ka dështuar që të menaxhojë situatën e krijuar qysh prej marrjes së detyrës së kryetarit në zgjedhjet e fundit partiake.

“Për më tepër, ne vlerësojmë se, Kryetari Beqiri, është shkaktari kryesor i gjendjes së krijuar në degën e I në LDK në Kodrën e Trimave, pasi që sikurse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, e po ashtu edhe në këto të fundit të vitit 2021 ka ndikuar të kemi rezultatin më negativ që nga themelimi i partisë së krijuar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova”, thuhet në komunikatën e degës së parë të LDK-së.

Kjo degë e lë fajtor kryesor Beqirin që, siç thonë ata, kanë hyrë të përçarë dhe pa një plan konkret për të mobilizuar elektoratin e LDK-së në Prishtinë. Andaj, vlerësojnë se Beqiri duhet të mbahet llogaridhënës para të gjithë anëtarësisë.

Përgjatë ditës së hënë, si pasojë e rënies së rezultatit në zgjedhjet parlamentare, udhëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së dha edhe Isa Mustafa, nënkryetari, sekretari dhe gjithë kryesia e kësaj partie./Gazeta Sinjali/