Kryesia e Degës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, ka reaguar pasi që kryetari i Komunës nga radhët e kësaj partie, Haki Rugova, u ndalua nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Nga kjo parti kanë vlerësuar se ndalimi i Rugovës është kryer me motive politike, megjithatë, thonë se besojnë në paanësinë dhe pavarësinë e organeve të drejtësisë.
Në reagimin e kësaj partie shprehet besim dhe bindje në pafajësinë dhe pastërtinë e Haki Rugovës dhe dy zyrtarëve të tjerë të Komunës së Istogut.
“Qytetarë të komunës së Istogut, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të jeni të sigurt, se Kryetari Haku Rugova ka respektuar në tërësi, ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe aktet tjera normative. Shumë shpejt do të provohet pafajësia e tij dhe dy zyrtarëve të tjerë”, thuhet ndër të tjera në reagim./Gazeta Sinjali/