Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka miratuar më 19 maj propozimin e Qeverisë së Kosovës, për lirim nga detyra të ambasadorëve të emëruar politikë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim i MPJ-së ka prekur edhe ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajn. Por ky i fundit ka thënë se do ta vazhdojë mandatin deri në fund, duke e kundërshtuar vendimin për lirim nga detyra.
Dedaj sot në llogarinë e vet në Facebook, ka postuar një fotografi me mbishkrimin: “Misioni historik vazhdon…!”.