image Deçan/ Pas një mosmarrëveshje, babai ther me thikë vajzën e tij - Sinjali

Deçan/ Pas një mosmarrëveshje, babai ther me thikë vajzën e tij

news image

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në një fshat të komunës së Deçanit. Atje, një burrë dyshohet se ka ther me thikë vajzën e tij, pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e rajonit të Pejës për të marrë informacione dhe iu sjellë detajet:

Mbrëmë rreth orës 21:15, Policia ka pranuar një informatë për dhunë në familje në fshatin Prapaqan të komunës së Deçanit, ku një vajzë dyshohet se është therë me thikë nga babai i saj.

Shkaku i kësaj therje, sipas zëdhënësit Fadil Gashi, dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje mes babait dhe të bijës.

Viktima më pas është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan për trajtim mjekësor dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Gashi ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim prej 48 orësh.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar edhe thikën e cila dyshohet se është përdorur nga babai për ta therë të bijën.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin