image Dëbohet një diplomat i Malit të Zi nga Rusia

Botë

Dëbohet një diplomat i Malit të Zi nga Rusia

news image

Një diplomat i Malit të Zi është dëbuar nga Rusia, këtë e konfirmoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

“Kjo masë është në përgjigje të vendimit të Malit të Zi, të miratuar më 4 mars të këtij viti, për të shpallur një diplomat të Ambasadës ruse në Podgoricë si person non grata”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Gjatë këtij muaji, Ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli një diplomat rus persona non grata (person të padëshiruar), duke thënë se vendimi ishte marr në bazë të rekomandimit nga agjencia kombëtare e sigurisë.

Njoftimi erdhi pasi mediat në Mal të Zi raportuan për pretendimet se dy anëtarë të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë u takuan në shkurt me një zyrtar të lartë nga partia në pushtet, Fronti Demokratik në qytetin Danilovgrad.

/GazetaSinjali/