image Debat i ashpër Xhuli-Vivien: Ti po më tregon mua çka është edukata?

Bota e Yjeve

Debat i ashpër Xhuli-Vivien: Ti po më tregon mua çka është edukata?

news image

Ani pse cigaret e fshehura nga Xhuli u gjetën, debati në mes të saj, Vivien dhe Edonit, vështirë se po përfundonte.

Kësisoj, Vivien që u tregua goxha strikte kundrejt Xhulit sonte mbi “shakanë” e cigareve, i ka thënë kësaj të fundit “se mund t’i mësojë edukatën”.

Lidhur me këtë, në mënyrën e saj ka reaguar edhe Xhuli.

“Ti po më tregon mua çka është edukata? Kjo ka qenë veç për me i kqyrë reagimet e juve, ju kërkoj falje. Kaq, vazhdojmë. Mos e bëni kaq të madhe. Sidomos Vivien dhe Edoni”, ka thënë pos tjerash, Xhuli.

/GazetaSinjali/