Kevin De Bruyne është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Premier Ligë.
Mesfushori belg, Kevin De Bruyne ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit 2021-22 në Premier Ligë nga EA Sports.
De Bruyne ishte nga lojtarët kyç në skuadrën e Manchester Cityt duke kryesuar në tabelë për pjesën më të madhe të sezonit.
30-vjeçari ka realizuar 15 gola si dhe ka regjistruar shtatë asistime në 28 ndeshje.