image De Bruyne rikthehet në stërvitje te Belgjika, i gatshëm për duelin ndaj Danimarkës

Futboll

De Bruyne rikthehet në stërvitje te Belgjika, i gatshëm për duelin ndaj Danimarkës

news image

Mesfushori i Belgjikës, Kevin De Bruyne është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, duke rritur shpresat se ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes kundër Danimarkës në Kampionatin Evropian, transmeton Sinjali Sport.

De Bruyne nuk ishte i gatshëm në fitoren 3-0 të Belgjikës ndaj Rusisë në Shën Petersburg.

29-vjeçari pësoi frakturë në fytyrë në finalen e Ligës së Kampionëve pas një përplasje me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger muajin e kaluar.

De Bruyne iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 60-të të ndeshjes, të cilën Chelsea e fitoi 1-0.

Federata belge e futbollit zbuloi sot në një deklaratë se De Bruyne është stërvitur me pjesën tjetër të grupit që nga dita e djeshme. /Gazeta Sinjali Sporti/