Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, thotë se nuk i intereson që Manchester City nuk ishte në gjendje të nënshkruajë me Lionel Messin nga Barcelona këtë verë.
Skuadra nga Premier League ishte favorit për të marrë sulmuesin 33-vjeçar pasi ai e bëri të qartë që dëshironte të largohej nga Camp Nou, në një transferim të lirë.
Por ylli i Argjentinës vendosi të qëndrojë në klub edhe për një vit pasi drejtuesit e klubit spanjoll këmbëngulën se nuk do ta linin të shkonte, nëse nuk paguhej klauzola e tij e lirimit prej 700 milionë eurosh.
Edhe pse De Bruyne e kupton arsyen që City dëshironte të ribashkonte Messin me trajnerin, Pep Guardiola, ai këmbëngul se skuadra është tashmë mjaft e mirë dhe nuk po humb kohën duke menduar se çfarë mund të ketë qenë.
“Me të vërtetë nuk më intereson. Me të vërtetë jo. Nëse ai do të kishte ardhur do të na kishte ndihmuar sepse, për mua, ai ka qenë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave,” tha përfaqësuesi belg për The Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.
City do të duhej të paguante pagë astronomike për Messin për ta bindur atë për të bërë lëvizjen në Angli, por De Bruyne llogarit se ata do t’i kishin kthyer ato para brenda pak kohe.
De Bruyne ka kaluar katër vjet duke punuar me trajnerin Guardiola dhe është mësuar me filozofinë unike të lojës së ish-shefit të Barcelonës dhe Bayern Munchen. /Sinjali Sportiv/