Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të Kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Haradinaj e ka quajtur Kurtin koronavirus në Kosovë.
”Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri. Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një “Coronavirus” në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj në Debat Plus.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së tha se sot janë depozituar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.
”Kemi pasur informacione se do të ndodh diçka e tillë, prandaj jemi përgatitur për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Nesër do të kemi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe besoj se të hënën në ora 11 do të ketë seancë të jashtëzakonshme ”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/