image Data dhe ora kur qeveria e Kurtit do të hidhet për votim në Kuvend

Kosovë

Seanca/ Data dhe ora kur qeveria e Kurtit do të hidhet për votim në Kuvend

news image

Me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të mandatuarit për formimin e qeverisë, Albin Kurtit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 09:00 për ta caktuar seancën plenare për votimin e përbërjes së qeverisë.

Gazeta Sinjali mëson se seanca ku pritet të vihet në votim qeveria Kurti do të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00.

Për përbërjen e qeverisë, Kurti ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pak orë para votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve më 26 dhjetor, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se partia e tij do ta votojë kandidatin e propozuar nga LVV-ja për kryetar të Kuvendit si dhe qeverinë e përbërë vetëm nga LVV-ja, nëse partia e Kurtit mendon se LDK-ja po kërkon shumë në negociata.

LDK-ja e votoi Konjufcën për kryetar të Kuvendit dhe përsëri u deklarua e gatshme ta votojë qeverinë e Kurtit edhe pa marrëveshje për koalicion, varësisht nga përbërja dhe programi i qeverisë.

Kurti ka vendosur që pa marrëveshje me LDK-në t’i kërkojë kryesisë së Kuvendit ta caktojë seancën pleanare kur do të votohet qeveria e tij. Sot, ai është takuar me përfaqësuesit e minoriteteve dhe ata të Listës Serbe, të cilët janë shprehur të gatshëm ta votojnë atë për kryeministër. /Gazeta Sinjali/