image Dasmori në Drenas shkrep me armë duke shkuar për ta marrë nusen, intervenon Policia

Siguri

Dasmori në Drenas shkrep me armë duke shkuar për ta marrë nusen, intervenon Policia

news image

Në një kolonë dasme, nga një veturë u shkrep me armë zjarri dje në Drenas.

Vetura nga e cila u gjuajt me armë u ndalua dhe në të gjet pistoleta me pesë fishekë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gllogoc 25.06.2020-16:20. Në një kolonë të dasmës nga një veturë ishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitë policore në teren kanë arritur ta ndalojnë veturën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishek”, njofton Policia në raportin 24 orësh

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali