image Dasmë në Pejë, shpërfillen vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë

Sociale

Dasmë në Pejë, shpërfillen vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë

news image

Dikush duket se po martohet sot në Pejë, përkundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë i cili ndalon tubimet e shumë personave, për të parandaluar kështu përhapjen e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një video të dërguar në Redaksinë e Gazetës Sinjali nga sinjalizuesi, shihet radha e dasmorëve të cilët u bien sirenave të veturave.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Gazetën Sinjali se policia ka angazhuar menjëherë patrulla në terren lidhur me këtë rast dhe se do të njoftojnë sapo të identifikohet rasti.

Kujtojmë që deri tani në Pejë janë konfirmuar gjithsej 74 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 2 kanë ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/