image Dasmë në Malishevë, policia nuk di gjë

Kosovë

Dasmë në Malishevë, policia nuk di gjë

news image

Përkundër gjendjes së rënduar me COVID-19 në Kosovë, ahengjet familjare nuk kanë të ndalur, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë është mbajtur sot në fshatin Ngucat të Malishevës.

Sinjalizuesit kanë dërguar video në adresë të redaksisë, ku shihen disa vetura të dasmorëve.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë në Malishevë, por të njëjtit kanë deklaruar se ende nuk kanë asnjë informacion lidhur me rastin.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohen të gjitha tubimet publike, duke përfshirë ahengjet familjare private./Gazeta Sinjali/ /Gazeta Sinjali/