image Dasmë e përgjakur në Gostivarë

Rajon

Dasmë e përgjakur në Gostivarë

news image

Mbrëmë pas mesnate në fshatin Çajle të Gostivarit, është arrestuar një 53 vjeçar pasi gjatë ahengut familjar që është organizuar në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri pistoletë, dhe ka plagosur dy gra nga fshati Çajle 35 vjeçe.

Gratë e lënduara janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, Ferid Murat për t`iu dhënë ndihmën e parë.

Nga plagët e mara, njëra prej tyre është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Prokurori Publik dhe SPB Gostivar kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa i privuari nga liria B. H. është arrestuar nga policia.

Sektori i Punëve të brendshme të Gostivarit, tek personi i arrestuar ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila po ashtu është dërguar për ekspertizë të mëtejme. /Sinjali/