Dasmat nuk po ndalen, ani pse Policia dhe Inspekcioni kanë nisur aksione për ta dënuar çdo person që organizon aktivite që ndalohen me vendimin e fundit të Qeverisë me masat kundër përhapjes së koronaavirusit.
Një DJ para rreh dy orësh e ka publikuar një video nga një dasmë, ndërsa nuk ka treguar për vendin ku po mbahej ajo.
Më 28 korrik, Qeveria i ka miratuar masat e reja për parandalimin e koronavirusit, ku përfshihet edhe ndalimi i ahengjeve familjare.
“Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë. /Gazeta Sinjali