image Dasma që për herë të parë i bëri bashkë Daut Haradinajn me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Kosovë

Deklaratë/ Dasma që për herë të parë i bëri bashkë Daut Haradinajn me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

news image

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka treguar se për herë të parë është takuar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitin 1993 apo 1994.

Ai ka treguar se atë kohë Thaçi e Veseli kishin shkuar tek Haradinajt meqë atë kohë martohej, vëllai i tij Shkelzeni.

“Në vitin 1993 kur kanë ardh në shpi me Luanin. Nëse nuk gaboj ose 1994. Aty i kam takuar për herë të parë, por nuk e ka ditë se kush janë. E di që i kemi pas edhe në dasmë se është viti kur është martuar Shkelzeni edhe ka qenë poashtu periudhë e ftoftë me reshje e paten ardhur pothuajse gati të ngrimë krejt, i kemi trajtu, unë i ka pa kemi qëndruar me ta dhe kanë shkuar pastaj, prapë jam kthyer dhe me miqtë e Shkelzenit e kanë vazhduar rrugën për Shqipëri. Aty ka qenë rasti i parë kur unë i kam pa ”, ka thënë Haradinaj për Konak.