image Dasma kthehet në tragjedi, momenti kur dhëndri qëllohet me armë (Video)

Botë

Dasma kthehet në tragjedi, momenti kur dhëndri qëllohet me armë (Video)

news image

Një martesë në Jordani u shndërrua në një tragjedi të paimagjinueshme pasi dhëndri u vra aksidentalisht nga të shtënat me armë zjarri.

Mijëra njerëz u mblodhën në Ma’an, Jordaninë jugore, për funeralin e viktimës që ishte polic, Hamzeh Al Fanatseh. Siç duket nga pamjet, në momentin tragjik të afërmit e tij ishin mbledhur për të festuar dasmën e tij, teksa njëri prej tyre qëlloi me armë në ajër, e për t’iu drejtuar të ndjerit me plumb në gjoks.

Drejtoria e Sigurisë Publike (PSD) lëshoi ​​një deklaratë me shkrim të ashpër të mërkurën për humbjen e Fanatseh duke u kërkuar qytetarëve t’i japin fund “zakonit vdekjeprurës” – atë të gjuajtjes me arëm në dasëm.

PSD tha se kushdo që ka qëlluar ndonjëherë me armë gjatë një feste, duke e pretenduar atë si një akt “burrërie” ose gëzimi, është bashkëpunëtor në vrasjen e Fanatseh.

/GazetaSinjali/