Një i moshuar 90 vjeçar ka ditur si të suprizojë gruan e tij edhe pse ajo ndodhej në izolim, si pasojë e koroavirusit të ri. Ai doli jashtë ambienteve të shtëpisë, ku ndodhej gruaja, me një pankartë në duar, ku i shprehte dashurinë në përvjetorin e tyre të 67-të të martesës.
Bob Shellard, e ka të ndaluar për të vizituar bashkësorten, Nancy, që ndodhet në shtëpinë e të moshuarve, pasi institucioni është izoluar si pasojë e pandemisë globale.
Në këto kushte, i moshuari doli jashtë dritares ku Nancy qëndronte, me një tufë tollumbacesh shumëngjyrëshe dhe një pankartë në duar, tek shkruhej “Të kam dashuruar për plot 67 vite dhe vazhdoj ende ta bëj”.
Nancy u duk e emocionuar nga kjo suprizë e bashkëshortit dhe në pa mundësi për ta takuar, i dhuron një puthje me dorë nga pjesa e tejdukshme e xhamit të dritares. Më pas Bob, rikthyehet i qetë në shtëpi, duke pasqyruar lumturi për gjestin romantik që kishte bërë ndaj të shoqes.
Ai u shpreh për mediat lokale se ende nuk e dinë se kur do ta shohë përsëri Nancy-n, por shpreson që kjo kohë do të jetë sa më pranë. /Gazeta Sinjali/