image DASh deklarohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Politikë

DASh deklarohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

news image

Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet e identifikimit nga të dyja palët.

Sipas DASh-it, këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin u tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin.

DASh u shpreh se beson që Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet.

“Përderisa Dialogu ka fokus strategjik, ai gjithashtu është dëshmuar se është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, thuhet në reagimin e DASh-it.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi një ditë më parë se ishte arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.

Sipas kësaj ujdie, Kosova dhe Serbia do të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Marrëveshja mes dy vendeve këtë të diel u raportua nga mediat të ndryshme botërore si BBC, CNN, Asociated Press, Anadollu Agency, Al Jazeera, Reuters e EuroNews.

/GazetaSinjali/