image Vizita e Escobarit në Prishtinë, DASh paralajmëron marrëveshje Kosovë-Serbi ditëve në vijim

Politikë

Vizita e Escobarit në Prishtinë, DASh paralajmëron marrëveshje Kosovë-Serbi ditëve në vijim

news image

Departamenti Amerikan i Shtetit e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale që mund të arrihet ditëve në vijim.

Në një adresim për mediat, zëdhënësi i Departamentit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë konsistente dhe përkrahëse për dy vendet.

Ai theksoi se e përkrahin edhe Bashkimin Evropian si ndërmjetësues në dialog.

“E mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA-së Gabriel Escobar ishte në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor”, tha Price.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, theksoi se sekretari i Shtetit, Anthony Blinken ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon.

/GazetaSinjali/