image Dardanët zhvillojnë stërvitjen e parë pas humbjes së papritur nga Jordania

Futboll

Dardanët zhvillojnë stërvitjen e parë pas humbjes së papritur nga Jordania

news image

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer stërvitjeve pas humbjes me rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë.

Në seancën e sotme stërvitore janë stërvitur vetëm futbollistët të cilët ishin më pak të angazhuar në ndeshjen e mbrëmshme, teksa pjesa tjetër kanë bërë rigjenerimin në hotelin ku po qëndrojnë lojtarët kosovar.

Edhe pse ishte vetëm një miqësore, humbja nga Jordania ka bërë që zhgënjimi tek lojtarët të jetë evident dhe tashmë në ditët e mbetura deri tek dueli me Greqinë duhet të punohet në ngritjen e morali i ekipit, në mënyrë që në Athinë të kemi paraqitje sa më të mirë.

Përzgjedhësi, Primoz Gliha ka punuar pikërisht në këtë drejtim gjatë stërvitjes së sotme.

/Gazeta Sinjali Sporti/