image Dardanët përfunduan seancën e fundit stërvitore para nisjes drejt Suedisë/ Rikthehet Celina

Futboll

Dardanët përfunduan seancën e fundit stërvitore para nisjes drejt Suedisë/ Rikthehet Celina

news image

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Stokholm, ku të shtunën, në orën 18:00, do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.

Seanca stërvitore u zhvillua në Kompleksin e FFK-së, në Hajvali, nën reshjet e shiut dhe motit të ftohtë.

Për dallim nga stërvitjet e ditëve të kaluara, kësaj radhe intensiteti ishte më i vogël dhe kryesisht përzgjedhësi Challandes dhe stafi i tij u përqendruan në ushtrimin e disa skemave të lojës, si dhe në tranzicion të lojës nga mbrojtja në sulm.

Ekipit në këtë stërvitje iu bashkua edhe mesfushori i Ipswich Town, Bersant Celina.

Kombëtarja e Kosovës niset të premten në mëngjes drejt Suedisë, ku edhe do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, në orën 18:00. /Gazeta Sinjali Sporti/