image Dardanët nderojnë kampionet olimpike të Kosovës në Fadil Vokrri

Futboll

Dardanët nderojnë kampionet olimpike të Kosovës në Fadil Vokrri

news image

Kampionet olimpike të Kosovës Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë nderuar nga tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” para fillimit të ndeshjes kanë shpalosur një pankartë gjigande me mbi shkrimin:

“Përndritës të vendit”.

Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, fituan medalje të artë në lojërat olimpike “Tokyo 2020”.

Ndërkaq ishte Majlinda Kelmendi, ajo që ia siguroi të artë e parë Kosovës në “Rio 2016”./Gazeta Sinjali Sporti/