Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë deklaroi se rrugëtimi i saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka përfunduar atë ditë kur kanë votuar për largimin e saj nga organet drejtuese të partisë.
Kësisoj është përfolur për mundësinë e krijimit të një partie të re politike nga Osmani.
Ndër emrat e shumtë që janë përmendur si mundësi për t’iu bashkuar kësaj iniciative është edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu.
Por Sejdiu e ka mohuar një gjë të tillë.
“Kapitulli i angazhimit tim në parti politike është përmbyllur me 7 Nëntor 2019.Kjo nuk ka ndryshuar dhe as nuk do të ndryshoj”, ka shkruar ai në Facebook.