image Dardan Molliqaj tregon se a e goditi Haki Abazin

Kosovë

Incidenti/ Dardan Molliqaj tregon se a e goditi Haki Abazin

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur  publikisht për incidentin me Haki Abazin e Lëvizjes Vetëvendosje, që ndodhi para dy ditësh pas debatit në T7.  

Përballë analistëve në emisionin Rubikon të KTV-së, Molliqaj mohoi ta ketë sulmuar fizikisht Abazin.

“Asgjë nuk ka ndodh në debat, ata qe janë të pakënaqur në debat le të flasin, unë  nuk kam çka me thanë ma shumë se çka kam thanë, debati ka tregu gjithçka”.  

Molliqaj tregoi se është intervistuar nga policia për incidentit.

“Mua më kanë ftu policia dje, shkurt 15 minuta, i kamë dhanë të dhanat, pjesa në debat ka qenë në kamera,  pjesa pas debatit po ashtu nën kamera, policia i ka pamjet dhe askush nuk mundet me i shtrembëru  faktet”, ka deklaruar Molliqaj.

Lidhur me deklarimin e moderatorit të debatit në T7, Leonard Kërquki, i cili ka thënë se e ka parë z.Haki Abazin të plandosur në dysheme, Molliqaj dha një version ironizues.  

“Nuk mundem me fol për vrapimet e njerëzve dhe rrëzimet e njerëzve, nëse dikush vrapon nëpër salla rrëzohet dhe plandoset une nuk kam faj. Sa i përket moderatorit ai nuk është avokat, ai është palë

Molliqaj e ka mohuar kategorikisht ta ketë goditur Haki Abazin e Vetëvendosjes.

“Absolutisht asnjëherë nuk ja kom hi askujt, nuk dua mu marrë me njerëz që janë rrëzu sallave tu ikë, ata që e kanë parë të rrëzuar munden me fol, unë se kam pa, pjesën tjetër nuk dua me diskutu, se po më duket që po humbim kohë tu fol me njerëz që rrëzohen tu vrapu”.

Molliqaj ka përsëritur se në xhirimet e kamerave të sigurisë do të shihet gjithçka dhe do të vlerësohet gjithçka, duke vlerësuar se zhvendosja e vëmendjes jashtë studios është bërë për shkak të humbje së debatit në mungesë të argumenteve në studio./Gazeta Sinjali/