image Dardan Molliqaj krahason koalicionin në shtëpi luksoze në Hajvali me atë të “rançit” në Prapashticë

Kosovë

Koalicion/ Dardan Molliqaj krahason koalicionin në shtëpi luksoze në Hajvali me atë të “rançit” në Prapashticë

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar për lajmet se mbrëmë janë takuar Isa Mustafa dhe Albin Kurti në shtëpinë e kryetarit të LDK-së në Prapashticë.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka krahasuar koalicionin e kaluar në shtëpi luksoze në villen e Behgjet Pacollit dhe atë të mundshëm mes LDK-së dhe VV-së.

Përkundër pretendimeve të Molliqajt, një lajm i tillë për takim mes Mustafës dhe Kurtit në Prapashticë, nuk është konfirmuar nga Vetëvendosje, ani pse Gazeta Sinjali, ka provuar të marr një qëndrim për këtë çështje.

“Dikur PAN-i takohej fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit në emër të së “mirës së popullit””.

“Sot, VV e LDK, pasi dështuan që të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyret e institucioneve, iu rikthyen metodës së vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjinden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm. VV-së, që në dukje të parë shihet si parti e majtë e transparente, iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës”.

“Këto janë shenjat e para të popullizmit në ardhje. Çka mund të jetë dukur në fillim si kthim i shpresës e qeverisje progresive u kthye brenda 3 muajve në stagnim institucional për hir të kulaçit të pushtetit. Këta hapur kritikuan elitat politike të korruptuara dhe u munduan që t’i delegjitimojnë vetëm që në fund të shndërrohen në po të njëjtit që ishin në pushtet”, ka shkruar Molliqaj./Gazeta Sinjali/.