image Dardan Çaka ndan drejtësinë në Superkupën e Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit

Futboll

Dardan Çaka ndan drejtësinë në Superkupën e Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit

news image

Superkupa e Kosovës zhvillohet nesër mes Prishtinës dhe Llapit, raporton Sinjali Sport.

Fituesja e Superligës së Kosovës, Prishtina, takohet me fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin në kryeqytet.

Për këtë ndeshje janë caktuar zyrtarët e Superkupës së Kosovës.

Prishtina dhe Llapi, do të luhet të martën, me datë 17.08.2021, në ora 20:45 në Stadiumin “Fadil Vokrri”:

Zyrtarët e caktuar nga FFK për këtë duel janë:

Gjyqtar kryesor: Dardan Çaka

Asistent i parë: Fatlum Berisha

Asistent i dytë: Bujar Selimaj

Gjyqtar i katërt: Mervan Bejtullahu

Gjyqtar i VAR-it (VAR): Visar Kastrati

Asistent i Gjyqtarit të VAR-it (AVAR): Elvis Bicaj

Vëzhguesi i gjyqtarëve: Malazog Hoxha

Delegati i FFK-së: Abdyl Bellopoja. /Gazeta Sinjali Sporti/