image Danimarka mbyll kufijtë për një muaj për shkak të koronavirusit

Botë

Njoftim/ Danimarka mbyll kufijtë për një muaj për shkak të koronavirusit

news image

Danimarka nga nesër do t’i mbyll kufijtë e saj, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e bëri të ditur, kryeministri i vendit, Mette Frederiksen, i cili tha se kufiri do të qëndrojë i bllokuar dëri më 13 prill.

Sipas kryeministrit, kushdo që nuk është shtetas danez nuk do të jetë në gjendje te hyjë në Danimarkë, përveç nëse është një emergjencë e jashtëzakonshme ose e lidhur me një kapacitet zyrtar pune.

Kjo masë përjashton mallrat, vecanërisht produktet ushqimore, të cilat do të jenë ende në gjendje të hyjnë në Danimarkë.

Ushtria Daneze do të angazhohet për ruajtjen e kufirit të Danimarkës.

Frederiksen u bëri thirrje të gjithë danezëve të shmangin udhëtimet e gjata jashtë vendit gjatë pushimeve të ardhshme të Pashkëve. /Gazeta Sinjali/