Danimarka do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët më të rrezikuar, pasi po përballet me infeksione rekorde nga varianti Omicron.
Vendimi vjen pasi ligjvënësit ranë dakord të lehtësojnë kufizimet në fund të javës, duke përfshirë rihapjen e kinemave dhe ambienteve muzikore, pasi normat e shtrimit në spital dhe vdekjet janë stabilizuar pavarësisht rritjes së rasteve.
“Sa më i përhapur të jetë infeksioni në shoqëri, aq më i madh është rreziku që infeksioni të arrijë më të rrezikuarit tanë. Tani jemi duke hyrë në një kapitull të ri, domethënë një vendim për të ofruar dozën e katërt për qytetarët më të cenueshëm”, tha Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke.
Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka shprehur dyshime për nevojën për një dozë të katërt dhe deklaroi se nuk ka të dhëna për të mbështetur këtë qasje, pasi kërkohet më shumë informacion mbi variantin që po përhapet shpejt.
Doza e katërt e vaksinës do të shpërndahet për qytetarët më të rrezikuar të vendit më vonë këtë javë.