Republika e Kosovës duke përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën dhe Hercegovina, janë përfituese të një donacioni të ri të vaksinave anti-COVID.
Danimarka ka vendosur të dhurojë për këto shtete 1 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Lajmin e ka bërë rë ditur kryediplomati danez, Jeppe Kofod, përmes një postimi në Twitter.
Ai ka thënë se në muajt e ardhshëm, Danimarka do të fillojë të dërgojë vaksina AstraZeneca në Ballkanin Perëndimor.
Vaksina AstraZeneca është hequr nga programi i përgjithshëm danez i vaksinimit, por është ende e mundur që vaksina të bëhet në një skemë opsionale.
Ndryshe, fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit.
Deri të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar 189,006 persona. /GazetaSinjali/