Ndeshja e parë në fazën eliminuese të Evropianit është zhvilluar midis Uellsit dhe Danimarkës, shkruan Sinjali Sport.
Skandinavët i dominuan britanikët, duke fituar me rezultat të thellë 0-4.
Kasper Dolberg me dy gola të bukur, Joakim Maehle me një tjetër dhe Martin Braithwaite në kohë shtesë e shpartalluan Uellsin.
Ky takim u zhvillua në stadiumin e Holandës “Johan Cruijff Arena”.
Danimarka në çerekfinale do ta pres fituesin e sfidës Holandë – Republika e Çekisë. /Gazeta Sinjali Sporti/