image Danimarka akuzon luftanijen ruse për shkelje të ujërave të saj territoriale

Evropë

Danimarka akuzon luftanijen ruse për shkelje të ujërave të saj territoriale

news image

Ushtria e Danimarkës thotë se një luftanije ruse, ka shkelur dy herë ujërat territoriale daneze në veri të ishullit Bornholm në Detin Baltik.

Ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod, e kritikoi veprimin, i cili përkoi me mbajtjen e një festivali demokracie në Bornholm, ku morën pjesë ligjvënës të lartë dhe njerëz të biznesit, si të papranueshëm, shkruan Al Jazeera.

Një provokim rus thellësisht i papërgjegjshëm, bruto dhe plotësisht i papranueshëm në mes të #fmdk“, shkroi Kofod në Twitter, duke iu referuar Festivalit të Demokracisë në Danimarkë.

/GazetaSinjali/