image Abrashi: Dallimet mes nesh janë të vogla

Politikë

Abrashi: Dallimet mes nesh janë të vogla

news image

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Arban Abrashi, ka reaguar pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së .

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Abrashi e ka pranuar se ka dallime brenda LDK-së.

Megjithatë, ka thënë se është koha e bashkimit të forcave për fitore të vërtetë.

https://www.facebook.com/arban.abrashi/posts/2541640709188415

Isa Mustafa sot është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Kuvendin e IX-të zgjedhor, Mustafa mori shumicën e votave nga 355 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve. /Sinjali/