Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Arban Abrashi, ka reaguar pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së .
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Abrashi e ka pranuar se ka dallime brenda LDK-së.
Megjithatë, ka thënë se është koha e bashkimit të forcave për fitore të vërtetë.
Isa Mustafa sot është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Kuvendin e IX-të zgjedhor, Mustafa mori shumicën e votave nga 355 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve. /Sinjali/