image Dallime në paga për kryetarët e komunave, në Viti kanë vërejtje

Politikë

Dallime në paga për kryetarët e komunave, në Viti kanë vërejtje

news image

Varësisht nga numri i banorëve, do të ndryshojnë edhe pagat për kryetarët që drejtojnë ato komuna. Kjo u konfirmua të enjten nga Ministria e Punëve të Brendshme, pasi nxorën në konsultim publik projektligjin e ri për pagat.

Por, ky diferencim për pagat e kryetarëve të Komunave, në Viti po iu duket paksa i lartë.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, Vitia ka 46 e 959 banorë dhe rrjedhimisht paga e kryetarit do jetë 1488 euro.

Për këtë arsye, nënkryetari Hasan Aliu tregon se do dërgojnë vërejtjet e tyre për projektligjin.

Projektligji duhet të kalojë procedurat e konsultimeve, si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ky projektligj hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës

/GazetaSinjali/