image Dalin rezultatet për personin që u dyshua me koronavirus në QKUK

Kosovë

Njoftim/ Dalin rezultatet për personin që u dyshua me koronavirus në QKUK

news image

Një person i dyshuar me koronavirus është testuar sot në QKUK dhe rezultati ka dalur negativ.

IKSHPK njofton se nga data 08.02.2020 deri me 07.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 07 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për një rast të dyshimtë në COVID-19.

Pacienti u kontrollua nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morr mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 07.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK është testuar një pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe ka rezultuar negativ, domethënë pacienti nuk është i infektuar me virusin SARS-CoV-2″, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS! Nga data 08.02.2020 deri me 07.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, March 7, 2020