image Dalin rezultatet e dy personave të dyshuar me koronavirus në QKUK

Kosovë

Shëndetësi/ Dalin rezultatet e dy personave të dyshuar me koronavirus në QKUK

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se mostrat e dy personave të dyshuar me koronavirus kanë rezultuar negative.

Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.

Pacientët janë kontrolluar nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu kanë marrë mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2, të cilat kanë rezultuar se dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftimin e IKSHPK. /Gazeta Sinjali/