image Dalin pamjet ku gazetarja që tha se u ndihmoi gjermanëve në vërshime, shihet duke e lyer veten me baltë

Evropë

Dalin pamjet ku gazetarja që tha se u ndihmoi gjermanëve në vërshime, shihet duke e lyer veten me baltë

news image

Një reportere e televizionit gjerman u pushua nga puna pasi u kap duke e lyer veten me baltë para se të bënte një reportazh në një qytet të shkatërruar nga përmbytjet.

Susanna Ohlen, 39 vjeçare, u bë me baltë për të pretenduar se kishte ndihmuar për pastrim pas përmbytjeve që morën jetën e të paktën 128 njerëzve në Gjermani.

Ajo u kap pasi një shikues postoi videon në internet dhe u pushua nga puna.

Kanali deklaroi se: “Qasja e reporteres tonë kundërshton qartë parimet gazetareske dhe standardet tona. Prandaj, ne e kemi pushuar nga puna”.

/GazetaSinjali/