image Dalin pamjet e goditjes së banesave civile në Kiev nga Rusia

Botë

Dalin pamjet e goditjes së banesave civile në Kiev nga Rusia

news image

Shërbimi emergjent i Ukrainës ka thënë se një predhë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qendër të Kievit.

Në videon e shpërndarë nga shërbimi mediatik i Presidentit Volodymyr Zelensky shihet raketa që shpërthen në një banesë private, duke shkaktuar tym dhe gërmadha në dhomën e ndejës, shkruan The Guardian.

U publikuan pamje të dëmtimit të ndërtesës shumëkatëshe edhe nga pjesa e jashtme, ku një pjesë e konsiderueshme e saj shihet e shkatërruar. Numri i të lënduarve ose të vdekurve të mundshëm ende nuk dihet.

/GazetaSinjali/