image Dalin pamje të reja nga shpërthimi i vullkanit në Itali

Evropë

Dalin pamje të reja nga shpërthimi i vullkanit në Itali

news image

Vullkani Etna ka shpërthyer sërish të martën pas një aktiviteti të fortë në kraterin juglindor që lëshoi një re hiri që është duke u përhapur drejt jugut, transmeton Gazeta Sinjali.

Sot janë publikuar disa pamje të reja që tregojnë madhështinë e eventit, në sfondin e qytetit të Catania në Sicili.

Nga ky krater ka rrjedhur llavë që ka shkaktuar edhe një numër fenomenesh shqetësuese si rënia e shkëmbinjve vullkanikë që kanë mbërritur deri në Katania si dhe kolona e tymit që është e dukshme nga një distancë deri në 100 km larg.

Si pasojë e emergjencës nga hiri vullkanik, Aeroporti Ndërkombëtar i Katanias pezulloi aktivitetin.

Shpërthimi i së martës nuk ka cenuar shtëpi dhe njerëz. Sipas ekspertëve, ka disa dëmtime sipërfaqësore në vrimën e kraterit që teknikët po tentojnë t’i vlerësojnë./Gazeta Sinjali/