Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas konferencës për shtyp të mbyllur me tension, është pritur në një darkë pune nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Mësohet se darkës së Ramës dhe Vuçiq i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Gjithashtu mësohet se ka qenë i pranishëm dhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, ndërsa siç shihet në foto mysafirët janë argëtuar me muzikë live.
Nuk dihet se çfarë është diskutuar në këtë takim, por mendohet të jetë folur për Ballkanin e Hapur, Procesin e Berlinit dhe situatën në veri të Kosovës.
Rama tha se draftin e tij për Asociacionin ua ka propozuar edhe dy “kumbarëve” të dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, Vuçiq tha se Serbia i zgjedh vetë kumbarët e saj duke hequr mikrofonin dhe duke u larguar.