Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, është bërë shënjestër e një atentati me armë zjarri pasditen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, ai shoqërohej në makinë nga Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, një person me precedentë penale dhe nga shoferi Andi Maloku, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe në gjendje kritike për jetën është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Mësohet se Laho është person me precedentë penale, një nga personat që ka rrahur një biznesmen në vitin 2016.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, teksa prokurori Ndoja, i qëlluar me 2 plumba, është jashtë rrezikut për jetën./Gazeta Sinjali/