image Dalin pamje: Kjo është banesa ku Kujtim Fejzullai po jetonte

Evropë

Dalin pamje: Kjo është banesa ku Kujtim Fejzullai po jetonte

news image

Në mediat e Austrisë janë publikuar fotografi të banesës ku Kujtim Fejzullai po jetonte, i cili nga Ministria e Mbrojtjes u konfirmua se ishte njëri nga sulmuesit e mbrëmshëm në Vjenë.

Pas sulmit apartamenti ku ai banonte u bastis. Ai thuhet se ka jetuar në një pronë komunale të strehimit në mes të qytetit të Danubit.

Në orën 1:30 të mëngjesit, banorët u zgjuan nga një shpërthim, ku policia kishte përdorur eksploziv për të depërtuar në banesën e atentatorit, i cili ishte qëlluar rreth katër orë para.

“Të gjithë e kemi dëgjuar zhurmën. Ka gjithnjë trazira, por diçka e tillë më ka shtangur,” i tha një fqinj gazetës austriake, ‘’Heute’’.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte. U ngrita dhe vrapova drejt te dera dhe shikova jashtë. Unë pashë vetëm figura të zeza sepse nuk kisha syzet”, tha Kevin S.

Ai jetonte direkt nën banesën e vrasësit dhe vetëm pasi i kishte vendosur syzet e kishte kuptuar se ishte çështje e njësive të policisë./Gazeta Sinjali/