image Dalin në pah sekretet e familjes mbretërore, Markle kishe tentuar vetëvrasjen

Bota e Yjeve

Dalin në pah sekretet e familjes mbretërore, Markle kishe tentuar vetëvrasjen

news image

Bashkëshortja e princit britanik Harry, Meghan Markle, tregon se kishte ardhur në një pikë ku mendonte për vetëvrasje shkaku i jetës mbretërore, ndërsa stafi i Pallatit kishte injoruar thirrjet e saj për ndihmën dhe ia kishin marrë çelësat, pasaportën e patent-shoferin kur ajo u martua me Harryn.

Meghan thotë se ajo e kishte kontaktuar një person të afërt me Princeshën e ndjerë Diana për të biseduar.

Ishte shumë e frikshme. Nuk e dija me kë të kontaktoja. Një nga personat me të cilët kontaktova kishte qenë një nga shokët më të mirë të Dianas. Kush tjetër mund të kuptonte se çfarë po kaloja unë”, ka thënë Meghan.

Princi Harry ka thënë se nuk kishte biseduar me familjen për gjendjen mentale të Meghanit.

“Nuk e patëm një bisedë të tillë. Isha i turpëruar ta pranoja këtë para tyre”, ka thënë Harry.

Familja e ka mentalitetin, kështu është, nuk mund ta ndryshosh, duhet ta kalosh këtë”, tha ai.

Harry ka treguar se babai i tij Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik, nuk po bisedon më me të.

Harry ka thënë se ka shumë respekt për gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeta II.

Unë kam pasur tri biseda me gjyshen time, dhe dy me babanë tim, para se ai të ndalonte të përgjigjej në telefonatat e mia. Dhe më pas tha, a mund t’i shkruash të gjitha këto?”, ka thënë Harry në intervistë për Oprahn.

I pyetur pse Charles ka ndaluar t’i përgjigjej telefonatave, Harry ka thënë: “Unë kisha marrë çështjet në duart e mia, duhej ta bëja për familjen time. Nuk është befasi për ndokënd. Është vërtetë e trishtë që po arrin në këtë pikë, por duhej të bëja diçka për shëndetin tim mental, bashkëshorten time dhe për Archien”. /Gazeta Sinjali/